Rreth Nesh

Historiku i FMS

FMS, apo Finance Management Solution, është një kompani Gjermane që në korrik të vitit 2018 hapi degën e parë në Kosovë, me qëllim fillimin dhe konsolidimin e veprimtarisë së saj.

Kush jemi ne

FMS është një zyre për menaxhim dhe organizim të projekteve, projekte të cilat po rriten jo vetëm në numër, por edhe në kompleksitet. Ne në Prishtinë mbajmë të gjitha të dhënat e këtyre projekteve, duke filluar nga procesimi i tyre e deri te rreziqet me të cilat përballen.

Ne jemi një pjesë e rrjetës se FMS, rrjetë kjo me zyre qëndrore në Gjermani, e cila shërben si pikë centralizimi për të gjitha zyret e FMS anëmbanë botës. FMS është një kompani organizative për centralizimin dhe koordinimin e menaxhimit të të gjitha projekteve.

Detyrat tona përfshinë por nuk limitohen në: Planifikimin e projekteve, zhvillimin e standardeve të projekteve, krijimin e strategjive për zhvillim projektesh, trajnimin e stafit, si dhe monitorimin dhe mbështetjen direkte për çdo projekt individual.

Sllogani: “Imagjinata juaj, Vizioni ynë”.

Misioni: Zhvillimi i projekteve të shumta me natyrë shërbimi, prodhimi dhe tregëtimi në Kosovë, si dhe sigurimi i një stafi prej 3000 personash brenda 3 vitesh.

Vizioni: Ne besojmë dhe e jetojmë thënjën “mjeti arsyeton qellimin”, duke qenë se objektiva e kompanisë është zhvillimi si dhe zgjidhja e problemeve financiare për këtë zhvillim.

Detyrat Tona

  • Përdorimi i strategjisë tonë për të hartuar një portofolio projektesh, duke marrë parasysh burimet e qasshme.
  • Zgjidhja, planifikimi, dhe përdorimi optimal i burimeve sipas nivelit te portofolit.
  • Mbajta dhe përditësimi i një baze të të dhënave për të punësuarit, ku në fokus do të jenë kapacitetet dhe aftësitë e tyre në relacion me projektet tona.
  • Standardizimi i metodave dhe proceseve menaxheriale për zhvillim projektesh.
  • Zgjedhja dhe trajnimi i punëmarrësve me aftësitë e duhura.
  • Transparenca në projektet tona të tanishme si dhe ato të planifikuara, nëpërmjet përditësimit të të dhënave.
  • Ndertimi i një baze njohurie përmes menaxhimit të vazhdueshëm të projekteve, e cila deri tani përmbanë: Mësimi nga gabimet, praktikat më të mira dhe efektive, si dhe si ti shmangemi gabimeve.
  • Monitorimi dhe kontrollimi i progresit të projekteve, monitorimi i buxhetit dhe planifikimit buxhetor, monitorimi i pavarsisë së projekteve që ndikon në burime financiare, si dhe monitorimi i zbatueshmerisë së portofolit të projekteve.
  • Trajnimi i udhëheqësve së projekteve si dhe aksionarëve.

Luajta e një roli mbështetës administrativ dhe operacional për menaxherët e projekteve si dhe ekipeve tjera.

FMS si një organ i gjithëanshëm

FMS plotëson hierarkinë e kompanisë në mënyrë fleksibile.

  • Në nivelin e korporatës – FMS është përgjegjëse për: planifikimin, vendosjen e prioriteteve dhe kontrollin e projekteve, vendosjen e standardeve dhe procedurave në projekt, menaxhimin e tyre, si dhe punën në bashkpunim të ngushtë me menaxhmentin.
  • Në nivelin e departamentit -FMS është përgjegjëse për kontrollin e projekteve, menaxhimin e burimeve, dhe krijimin e një atmosfere sinergjike ndërmjet departamenteve (projekteve).           
  • Në nivelin e projektit – FMS është përgjegjëse për kontrollin dhe mbështetjen e aktivitetit dhe punën bashkëpunuese me menaxherët e projekteve.